Trajneri i futbollit, Bekim Shotani, thotë se Bernard Berisha i mungoi shumë dhe po i mungon aktualisht Kombëtares së Kosovës.
Ai tha se duhet ndryshuar mentaliteti!
“Ndryshimi i mentalitetit!
Duhet ndryshuar mentalitetin jo veç me fjalë por me vepra nuk ka inati në futboll.
Mungesa e Bernard Berishës, njërit nga lojtarët më në formë të Kosovës, i cili në ndeshjet e kaluar kishte probleme me përzgjedhësin do t’i mungoj shumë përfaqësues se Kosovës.
Si trajner pedagog mendoj se duhet pa tjetër shtabi teknik në krye me përzgjedhësin ta kontaktoj Bernardin dhe t’i jepet shansi ta përfaqësoj Kosovën, duke pas parasysh formën aktuale te lojtarit”, ka shkruar Shotani në profilin e tij në facebook.