​Chelsea tërhiqet nga gara për Kounden dhe Saul

Futboll

​Chelsea tërhiqet nga gara për Kounden dhe Saul

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:45
Kounde dhe Saul

Kampioni i La Ligas nuk do të lejojë largimet e mbrojtësit francez dhe mesfushorit spanjoll në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Është konfirmuar nga gazetari i njohur Fabrizio Romano që marrëveshja mes Chelseat dhe Saul është bllokuar që nga dita e djeshme, dhe Atletico nuk do ta jap dritën e gjelbër që ai të largohet nga “Wanda Metropolitano”.

Po ashtu, edhe skuadra londineze Chelsea tanimë është e bindur që pista e Saul ka dështuar.

Marrëveshja tjetër që ka dështuar është edhe ajo e mbrojtësit francez Jules Kounde, për të cilin Chelsea po refuzon të paguaj dëmshpërblimin prej 70 milionë eurosh, dhe tani është tërhequr nga gara për shërbimet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat