Të enjten Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Insporti.
Dardanët” do të jenë mysafirë të Gjeorgjisë, sfidë e cila fillon nga ora 18:00.
Tashmë janë caktuar gjyqtarët derisa drejtësia iu është besuar arbitrave nga Ukraina.
Gjyqtarët e deleguar nga UEFA janë të Ukrainës: Mykola Balakin, Semen Shlonchak, Oleksandr Zhukov dhe Vitaliy Romanov.