Ish-portieri i Kombëtares shqiptare Saimir Ujkani mund të transferohet tek Empoli në orët e fundit të afatit kalimtar.
Lajmin e ka bërë me dije eksperti italian i merkatos Xhanluka Di Marzio i cili në profilin e tij në ‘’Twitter’’ ka shkruar se Empoli do të hidhet në sulm për Saimir Ujkanin në rast se largohet Brinjoli.
Ujkani aktualisht aktivizohet si portier i tretë tek Torino, me skuadrën granata e cila këtë verë afroi portierin e Kombëtares Etrit Berisha.
Ujkani do të gjente te Empoli dyshen Nedim Bajrami dhe Ardian Ismjali duke formuar një treshe shqiptarësh në Serinë A.
Megjithatë mbetet për tu mësuar e ardhmja e gardianit të Kosovës, teksa kanë ngelur vetëm pak orë nga mbyllja e afatit kalimtar.