Dështon transferimi i Amad Diallo në kampionatin holandez.
Futbollisti, i cili ishte shumë pranë kalimit në huazim te Feyenoordi, do të vazhdojë të qëndrojë te Manchester United, duke prishur kështu çdo plan të “Djajve të Kuq” për t’i gjetur një sistemim të ri ish-futbollistit të Atalantës.
E gjithë marrëveshja mes Manchester United e Feyenoordit u prish për shkak të një dëmtimi të sulmuesit.
19-vjeçari u dëmtua gjatë një seance stërvitore dhe koha e rikuperimit është për 6 javë, çka solli dhe anulimin e kalimit të tij në Eredivisie.