Vdes ish lojtari i Juventusit

Futboll

Vdes ish lojtari i Juventusit

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:48
Vdes ish lojtari i Juventusit

Ish – futbollisti i Juventusit Francesco Morini ka ndërruar jetë në moshën 77 -vjeçare, njoftoi sot klubi i Torinos.

Ai ishte lojtar i mbrojtjes, një lojtar jashtëzakonisht i mirë dhe gjithmonë i pranishëm në duele të forta në fushë", - thuhet në një deklaratë të klubit.

Me Juventusin, ai fitoi pesë tituj të ligës italiane, duke luajtur 372 ndeshje midis viteve 1969 dhe 1980.

Ai më vonë shërbeu si drejtor sportiv i klubit, dhe gjatë asaj periudhe, Juventusi fitoi titullin e parë evropian në stadiumin "Heyisel" në Bruksel, në sezonin 1984/85 (me 29 maj 1985).

Në finalen dramatike të asaj kohe, kundër Liverpoolit, vdiqën 39 tifozë, kryesisht nga ekipi italian, ndërsa më shumë se 600 u plagosën.

Morini gjithashtu luajti për Sampdorinë dhe Toronton në karrierën e tij, dhe ishte anëtar i ekipit kombëtar italian në Kupën e Botës 1974.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat