Siç duket, yllin shqiptar të Salzburgut, Mergim Berishën së shpejti mund ta shohim me fanellën e Kosovës, përcjell Insporti.
Në postimin e fundit në Instagram, Valon Berisha paralajmëroi ardhjen e Mërgim Berishës.
Ishte Mergim Berisha ai që i komentoi: “Mbret”, derisa përgjigja e Valonit ishte: “Se shpejti bashkë këtu”.
Duke marrë parasysh se Shqipëria ia doli ta merrte Nedim Bajramin edhe Mërgim Berisha në rast që pranon mund të përfaqësojë Kosovën.
Ndryshe, Berisha momentalisht është pjesë e Gjermanisë U21.