Pas dy javëve të para të Serisë A, Arrigo Sacchi ka krijuar një ide mbi skuadrat që do të luftojnë për titullin.
“Kam parë dy skuadra që, për mënyrën si e interpretojnë futbollin, janë më përpara se të tjerat: Lazio e Sarri-t dhe Milan-i i Pioli-t”, ka thënë ish-trajneri për Gazzetta dello Sport.
“Lazio po kthehet në një orkestër ku të gjithë lëvizin sipas partiturës dhe duke ndjekur ritmin.
Sarri është një strateg i madh, ka bërë vetëm një gabim: ka shkuar tek Juventus, ku kishin ide të ndryshme nga të tijat”.