Fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, ka investuar në fushën në Merdarë, duke përmirësuar dukshëm gjendjen e saj.
“Pas disa ditëve punë intensive, fusha e stadiumit në Merdarë në të cilën i zhvillojmë ndeshjet si vendas, ka filluar të përmirësohet dhe pamjet e para janë një sinjal i mirë se kjo fushë do të jetë krejtësisht ndryshe në ndeshjet e radhës të cilat rifillojnë nga data 12 shtator”, njofton KF Llapi.
Skuadra llapjane po kalon formë të mirë në dy javët e para, duke shënuar një fitore dhe një barazim në elitën e futbollit.
Fusha në Merdarë është në gjendje shumë më të mirë para sfidës Llapi – Feronikeli, në kuadër të javës së tretë.