Ekipi i Shkendijës U-19, kampion i Maqedonisë së Veriut, do të takohet me Hajdukun nga Spliti, në kuadër të xhiron e parë të Champions League në futboll.
Kështu vendosi shorti sot në Nyon, ku u tërhoqën çiftet për këtë fazë të kësaj gare.
Ndeshja e parë luhet më 29 shtator dhe mikpritës është Shkendija. Ndërsa ndeshja e kthimit është caktuar për 20 tetor në Split.
Në rast se të rinjtë e Shkendijës e kalojnë këtë pengesë, në raundin e 2 -të do të takojnë më të mirën e duelit mes Daugavpils - Minsk.