Ballkani nga Theranda, prej kandidatëve kryesor në luftë për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, përforcohet me një lojtar të dëshmuar.
Ky është ndër përforcimet me spektakolare të këtij ekipi.
“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Argjend Malaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën me skuadrën tonë për 2 sezonet e ardhshme duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Malaj është një futbollist që e njeh mirë kampionatin tonë duke qenë se ka luajtur me Feronikelin 2 sezonet e fundit por edhe me Prishtinën më herët.
Në të shkuarën, Malaj ka luajtur në kampionatin Shqiptar me ekipe si Kamza, Tirana e Skënderbeu.
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mesfushorit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton KF Ballkani.