Sporting befasisht në ditën e fundit të afatit kalimtar vendosi ta shesë mbrojtësin e krahut të djathtë, Nuno Mendes.
Mendes gjatë tërë verës është shikuar si i paprekshëm, por në momentet e fundit, skuadra portugeze ndryshoi qëndrimin.
Pas negociatave me pesë klube të mëdha, PSG ka arritur të sigurojë shërbimet e portugezit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbulon se gjithçka është mbyllur për huazim me vlerë 7 milionë euro, pastaj opsion blerje për 40 milionë euro.
Ndërkohë, Mendes do nënshkruajë për pesë vite.