Të gjithë sytë janë të e ardhmja e Kilian Mbape, teksa së fundmi raportohet se oferta për shërbimet e yllit francez ka kapur shifrën e 220 milionë euro.
Ndërkohë nuk mungojnë edhe provokimet në këto orë të nxehta të merkatos. Khalifah Bin Hamad-Al Thani, vëllai i Tamim bin-Hamad, Emir i Katarit dhe pronar i fondit që menaxhon PSG ka provokuar klubin madrilen nëpërmjet një postimi në “Twitter”.
“220 milionë euro.
Tani mund të telefononi, linja është e hapur”, ishte mbishkrimi i Khalifah Bin Hamad-Al Thani, i cili shpërndau një postim ku sipas “Sky Sports”, Reali e kishte rritur ofertën në 220 milionë euro.