Manaj ndahet mes emocionesh

Futboll

Manaj ndahet mes emocionesh

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:12
Manaj ndahet mes emocionesh

Rei Manaj është larguar nga Barcelona, me një ëndërr të bërë realitet. Sulmuesi shqiptar është transferuar ditën e sotme në radhët e Specias, por eksperiencën e tij me katalanasit nuk ka për ta harruar përgjatë gjithë jetës së tij.

Lojtari 24-vjeçar ndahet me fjalë zemre me Barcelonën, teksa përdor rrjetin e tij social në “Instagram” për të shprehur falenderimet e tij të sinqerta për të gjithë, duke nisur nga tifozët e duke përfunduar te punonjësit e thjeshtë të klubit spanjoll.

“Përshëndetje të gjithëve, cules! Së pari dua të falenderoj të gjithë tifozerinë e Barcelonës.

Ndihem krenar të kem qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe, që do ta mbaj gjithnjë në zemrën time. Vlerësoj të gjithë shokët e mi të ekipit per trajtimin që gjithmonë më kanë bërë, e njëjta gjë edhe për trajnerët, anëtarët e stafit dhe të gjithë punonjësit e klubit më të madh të botës.

Gjithmonë do të jeni në zemrën time”, shkruan Rei Manaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat