Pas tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Muçit dhe Çelhakës te Legia e Varshavës.
Bëhet fjalë për sulmuesin e dalë nga akademia e Shkëndijës së Tiranës, Lirim Kastrati.
Së fundmi është raportuar se klubi polak ka shkrehur interesim për yllin e Kosovës, i cili është pjesë e Dinamos së Zagrebit.
22-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të kroatëve.
Mësohet se klubi polak ka kërkuar huazimin me opsion blerje të sulmuesit shqiptar, gjë që është duke u shqyrtuar nga Dinamo.