Jerome Boateng mbylli aventurën prej një dekade me Bayern Munchen dhe gjatë kësaj vere ishte në bisedime me disa klube për të vazhduar karrierën e tij.
Bayerni i kishte hapur dyert e ambienteve sportive, por nuk i siguronte kontratë.
Mes ofertave të shumta, ajo e Olympique Lyon e ka bindur ish-kampionin e botës.
Gazetari Fabrizio Romano bën me dije se mbrojtësi ka arritur akordin financiar dhe ka mbyllur me sukses vizitat mjekësore. Në orët në vijim do vijë zyrtarizimi..