Ish-sulmuesi i Holandës dhe Manchester United, Ruud van Nistelrooy, është kthyer të flasë për polemikat që ka patur me ish-trajnerin e Djajve të Kuq në 2006-ën.
Gjithçka është shkaktuar nga finalja e Kupës së Ligës në 2006-ën, e fituar nga United kundër Wigan pa… Van Nistelrooy!
Holandezi nuk u aktivizua as në fillim dhe as gjatë ndeshjes në atë rast, pavarësisht se rezultat ishte 4-0 për United në minutën e 61-të.
Ruud ka shpjeguar si kanë shkuar gjërat atë ditë:
“Ka qenë një ditë e vështirë për të dy. I kam thënë shumë gjëra në stol gjatë gjithë ndeshjes. Derr skocez? I kam thënë shumë gjëra”, ka thënë Van Nistelrooy.
Më pas, sulmues ka bërë gjithçka ishte e mundur për të ndrequr marrëdhënien me trajnerin.
“Dy ose tri herë në vit mendoja se ishte e turpshme mënyra si isha ndarë me Ferguson, doja të bëja diçka”.
Ka qenë gruaja që e ka shtyrë t’i shkruajë ish-trajnerit të tij.
“I kam dërguar një mesazh për të parë nëse ishte i gatshëm të fliste në telefon. Kemi folur, i kam kërkuar falje dhe ai më ka thënë ‘ok, vazhdojmë përpara, i vlerësoj faljet, kur të takohemi përsëri do të jetë gjithçka në rregull’. Ka qenë e bukur për mua ta dija”.