Ronaldo pozon me fanellën e Manchester Unitedit, por...

Futboll

Ronaldo pozon me fanellën e Manchester Unitedit, por...

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 23:15
Ronaldo pozon me fanellën e Manchester Unitedit

Ronaldo pozon me fanellën e Manchester Unitedit, por mban të fshehtë numrin!

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Unitedit, teksa pas 12 vitesh ai vishet si ‘’Djall i kuq’’ ndërkohë që nuk është bërë ende i ditur numri që do të mbajë mbi shpinë.

Ikona e klubit ka përfunduar kalimin e tij nga Juventusi, ndërsa ende është në Portugali duke u përgatitur për të luajtur për ekipin e tij kombëtar.

Sigurisht që Ronaldo do numrin 7 që momentalisht e mban Cavani, ndërkohë që klubi po bën përpjekje që Premier League të ndryshojë rregullin, për sa i përket numrit në fanellë.

Ronaldo që ka shënuar 118 golat te United deri më tani, do të mundohet ta rritë këtë numër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat