Shpërthen presidenti i La Liga-s

Futboll

Shpërthen presidenti i La Liga-s

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 12:08
Shpërthen presidenti i La Liga-s

Javier Tebas vazhdon sulmin kundër PSG dhe e bën këtë pasi tregu i transferimeve në futboll është mbyllur.

Presidenti i La Liga-s përdori një “tëeet” për të shprehur të gjithë zhgënjimin e tij, duke e krahasuar klubin parizien me Superligën:

“Klubet shtetërore janë po aq të rrezikshëm për ekosistemin e futbollit sa Superliga e Europës, që deshën të bënin disa presidentë. Ne kemi qenë kritikë ndaj tyre, sepse Super League shkatërron futbollin europian. Po ashtu, jemi po aq kritikë ndaj PSG”.

Aaliza e Tebas vazhdon, duke i bërë llogaritë në xhepat e francezëve: “Humbje nga Covid, +300 milionë; të ardhura televizive në Francë, -40%; edhe +500 milionë paga. Situatë më të paqëndrueshme nuk mund të ketë”.

Sigurisht, Al-Khelaifi, presidenti i parizienëve nuk mendon kështu. Ai rrëmbeu yjet e futbollit kësaj vere, duke nisur me Hakimi, Sergio Ramos, Donnarumma, Leo Messi etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat