Barcelona ka konfirmuar nënshkrimin e Luuk de Jong, në formë huazimi nga Sevilla, me opsionin për ta blerë qershorin e ardhshëm. 31-vjeçari bashkohet me Blaugrana-t pasi kaloi dy sezone me Sevilla, ku nuk arriti të gjejë formën e tij më të mirë si shënues.
De Jong do të sigurojë mbulim përpara, ku Barçës i mungojnë opsionet pas largimit të Lionel Messit te PSG dhe Antoine Griezmann tek Atletico Madrid. Hollandez iu bashkua Sevilla para sezonit 2019-2020, pas disa sezoneve produktive me PSV.
Sidoqoftë, sulmuesi nuk ishte në gjendje të përsëriste atë formë në Spanjë, duke shënuar gjithsej 10 gola në La Liga gjatë dy sezoneve, ose 69 ndeshjeve të luajtura. De Jong gjithashtu ka luajtur në De Graafschap, FC Twente, Borussia Monchengladbach dhe Newcastle gjatë karrierës së tij.
Në Barcelonë, De Jong do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij të ekipit kombëtar, Ronald Koeman, tani në krye të Blaugrana-ve. Koeman kishte shpresuar për përforcime në repartin e përparmë, ku Martin Braithwaite dhe Memphis Depay kanë filluar secilën nga dy ndeshjet e para të La Liga-s, sezonin e ri, së bashku me Griezmann.
De Jong ka luajtur 38 ndeshje me kombëtaren holandeze, që kur bëri debutimin e tij më 2011. Ai bëri dy paraqitje për kombëtaren e tij në “Euro 2020”, këtë verë.