Tanimë afati kalimtar veror i transferimeve është mbyllur, ku që nga 1 korriku nuk kanë munguar befasitë.
Barcelona humbi yllin e saj Lionel Messi, të cilit nuk mundi t’i zgjatej kontrata, dhe si lojtarë i lirë arriti marrëveshje me gjigantin francez Paris Saint-Germain.
Po ashtu, rivali i yllit argjentinas, portugezi Cristiano Ronaldo kërkoi largim të menjëhershëm nga Juventusi, vetëm për t’u rikthyer në ish-klubin e tij Manchester United.
Një nga klubet që u përforcua këtë merkato është edhe kampioni i Evropës Chelsea, ku londinezët transferuan yllin belg Romelu Lukaku nga Interi dhe mesfushorin Saul Niguez nga Atletico Madridi.
Fakt interesant është që këtë verë asnjë skuadër nuk ka shpenzuar më shumë se ajo e Arsenalit, ku krerët e “topçinjve” kanë transferuar White, Odegaard, Ramsdale, Tomiyasu, Lokonga dhe Tavares, të gjithë këta për një shumë afro 150 milionë euro.
Transferimet më të mira që do të mbeten në histori, i ka bërë Paris Saint-Germain, si Lionel Messi, Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum, Gianluigi Donnarumma dhe Achraf Hakimi.
Transferimet më interesante këtë afat kalimtar veror:
Ben White (Brighton), Martin Odegaard (Real Madridi) – Arsenal
Romelu Lukaku (Inter), Saul Niguez (Atletico Madrid) – Chelsea
Cristiano Ronaldo (Juventus), Raphael Varane (Real Madrid) – Manchester United
Memphis Depay (Lyon), Sergio Aguero (Manchester City) – Barcelona
Rodrigo De Paul (Udinese), Antoine Griezmann (Barcelona) – Atletico Madrid
Dayot Upamecano (RB Leipzig), Marcel Sabitzer (RB Leipzig) – Bayern Munich
Lionel Messi (Barcelona), Georginio Wijnaldum (Liverpool), Sergio Ramos (Real Madrid), Achraf Hakimi (Inter), Gianluigi Donnarumma (Milan) – Paris Saint-Germain
Jack Grealish (Aston Villa) – Manchester City
Ibrahima Konate (RB Leipzig) – Liverpool