Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll të enjten do të zhvillojë sfidën e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Blagoja Milevski, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.
“E patjetërsueshme është rifreskimi dhe kjo sjellë ndryshime në ekip. Intenca është se si do të jemi si ekip dhe kjo do të kërkojë që aplikohet në të ardhmen. Edhe pse nuk kishim kohë të mjaftueshme, mirëpo ata janë kualitet dhe profesionist që do të adaptohen në risit e reja, të cilët do të aplikohen në terren. Një pjesë e futbollistëve nuk kanë minutazhin e duhur në ekipet e tyre amë.
Sa i përket formës së futbollistëve mund të jem optimistë nga ajo që kanë treguar në stërvitje. Ata që do të jenë në ekipin e parë jam i sigurt se do të japin maksimumin dhe ndoshta do të ju duhet më shumë kohë për të dëshmuar se meritojnë që të jenë në formacionin e parë.
Kemi qëllim të qartë dhe kërkojmë të kualifikohemi në garat e mëdha të futbollit. Armenia është një ekip e mirë se ashtu edhe funksionojnë në terren”, deklaroi Blagoja Milevski, trajner.
Kapiteni i ri i Maqedonisë Stefan Ristovski beson në rezultat pozitiv në sfidën ndaj Armenisë.
“Nuk ka kohë për të njohur pasi është koha e shpejtë, ndërsa sa i përket sfidës me Armeninë, vazhdojë të besojë për rezultat pozitiv. Maqedonia hyn në këtë ndeshje si pjesë e Evropianit dhe në këtë mënyrë duhet ti shohim gjërat në këtë ndeshje. Do të jap maksimumin në terren që të arsyetojë këtë detyrë që kam”, deklaroi Ristovski.