Beluli te Besa

Futboll

Beluli te Besa

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 13:59
Beluli te Besa

Skuadra e  KF Besa nga Dobërdoli ka prezantuar Maliq Belulin si përforcimin më të ri.

Ai është promovuar nga drejtori sportiv Visar Baftiu. 27-vjecari te ekipi i ri i ligës së dytë ka ardhur nga Gostivari.

“Maliq Beluli bëhet pjesë e KF BESA. I dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë sukses nën emblemën e KF BESA”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Me Belulin, Besa do të jetë një skuadër edhe më e kompletuar, pasi ai njihet si lojtar i dëshmuar, ndërsa armë e tij e fortë janë goditjet e lira.

Maliqi gjatë karrierës së tij ka luajtur për Genc Kalemler, Skopje, Ferizaji, Vllaznia nga Pozharani.

Pas dy javëve të zhvilluara Besa ka tre pikë, një fitore dhe një humbje, duke ndarë vendin e tretë në tabelë. Në javën e ardhshme. KF Besa do të zhvilloj derbin lokal me Gostivarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat