Teuta i jep fund pushimeve dy ditore dhe nga dje ka nisur zyrtarisht përgatitjet për kampionatin e ri.
“Panorama Sport” mëson se durrsakët kampionë në fuqi do të bëjnë hapjen e këtij sezoni në Superiore me ndeshjen ndaj Partizanit, që do të zhvillohet më 10 shtator, ora 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”.
Skuadra pret që të kompletohet edhe me rikthimin në formë të Lorenco Vilës.
Ai pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Sherif Tiraspolit.