Mbrojtësi i Milanit, Teo Hernandez është grumbulluar për herë të parë në kombëtaren e Francës, teksa do të jetë i gatshëm të ndihmojë transalpinët në sfidat e tyre të muajit shtator, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.
23-vjeçari i cili po kalon një moment të mirë me fanellën e Milanit, ka përjetuar ritualin e çdo futbollisti i cili vjen për herë të parë në skuadër ku i cili duhet të këndojë një këngë përpara të gjithë shokëve të skuadrës.
Ylli i kuqezinjve këndoi këngën e famshme të Los Lobos me titullin “La Bamba”.
Një moment humoristik ky për francezin i cili pret që pas Milanit të shkëlqejë edhe me fanellën e kampionëve të Botës në fuqi.