Boateng zyrtarizohet në klubin e ri!
Ish-mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, i është bashkuar Lyon-it në Ligue 1 si transferim falas.
Gjigantët francezë kanë konfirmuar transferimin e kampionit të botës me Gjermaninë përmes një deklarate zyrtare, e cila thotë: “Olympique Lyonnais është shumë i lumtur të njoftojë ardhjen e mbrojtësit ndërkombëtar gjerman, Jérôme Boateng.
I lirë nga çdo kontratë që nga 1 korriku, pas 10 vitesh me Bayern Munich, kampioni botëror 2014 dhe dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve është regjistruar me OL për dy sezonet e ardhshme, domethënë deri më 30 qershor 2023”.