Serge Aurier i jep lamtumirën Tottenhamit, skuadër ku bente pjesë që nga viti 2017.
Klubi dhe menaxherët e futbollistit gjetën gjuhën e përbashkët për prishjen me konsesus të kontratës së 28-vjeçarit, që i skadonte në vitin 2022.
Mbrojtësi ua kishte bërë të qartë prej shumë kohësh drejtuesve të klubit se nuk dëshironte të qëndronte më në Londër, çka solli dhe largimin e tij.
Në fjalimin e tij në faqen zyrtare të klubit, Aurier falënderoi drejtuesit dhe tifozët duke theksuar se e ka shijuar në maksimum aventurën e tij me “Spurs”-at dhe se tashmë ka ardhur koha që ai të provojë diçka të re.