Radamel Falcao rikthehet në Spanjë, ku firmosi për dy vjet me skuadrën e Rayo Vallecanos.
Në këtë ekip aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.
Kolumbiani u transferua me parametër zero tek ekipi i drejtuar nga Andoni Iraola, pasi arriti të mbyllte me konsesus kontratën që e lidhte me turqit e Gallatasarait, ku u transferua në vitin 2019.
Vallecano ka synime të mëdlha për edicionin e ri.