Bruno Fernandes ‘100%’ do të heqë dorë nga penalltitë te Manchester United në mënyrë që Cristiano Ronaldo t’i godasë ato.
Kthimi i Ronaldos në Old Trafford u konfirmua të martën dhe ai do të bëhet një figurë kyçe në sulm.
36-vjeçari ekzekutoi goditjet dënimi dhe penalltitë në Juventus gjatë qëndrimit të tij trevjeçar në Itali, por legjenda e Djajve të Kuq, Rio Ferdinand mendon se ai do të ndajë goditjet e lira me Bruno Fernandesin.
“Unë mendoj se Bruno heq dorë nga penalltitë, por nuk heq dorë nga goditjet e lira dhe goditjet nga këndi”, tha Ferdinand për FIVE.
“Goditjet e lira afër zonës, Bruno Fernandes do t’i godasë.
Ndërsa goditjet që janë më larg zonës do ti godasë Cristiano”, përfundoi ish mbrojtësi i United.