Barcelona konfirmoi para pak çastesh se Ansu Fati ka marrë numrin 10 në fanellë.
Skuadra katalunase vendosi që talenti i “La Masias”, Fati, të marrë numrin që për më shumë se një dekadë i takoi Lionel Messit.
Messi kaloi te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, pasi “Blaugranasit” nuk arritën ta regjistronin shkaku i krizës financiare.
Me largimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë nga Camp Nou pas 21 vjetësh qëndrimi, numri 10 tashmë ka kaluar tek Ansu Fati.
Transferimi i fundit i Barçes, Luk de Jong, ka marrë numrin 17, derisa Memphis Depay e Sergio Aguero kanë marrë numrin nëntë, respektivisht 19.