Allegri i zhgënjyer nga drejtuesit e Juves

Futboll

Allegri i zhgënjyer nga drejtuesit e Juves

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 17:31
Allegri i zhgënjyer nga drejtuesit e Juves

Massimiliano Allegri ka mbetur plotësisht i pakënaqur me drejtuesit e klubit italian.

Në fakt, mediat italiane kanë raportuar të mërkurën, se Allegri është i zhgënjyer me lëvizjet që klubi i ka bërë gjatë afatit kalimtar të verës.

Allegri ka pritur transferime tjera në ekip, port këto nuk kanë ardhur.

Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për t’iu bashkuar me Manchester Unitedin, ndërsa klubi italian për ta mbuluar largimin e portugezit, e rikthey italianin Moise Kean.

Po ashtu, klubi transferoi edhe Manuel Locatellin e Kaio Jorgen. Bëhet e ditur se Allegri hapazi ka kritikuar krerët e klubit duke thënë se ai kishte kërkuar edhe një mesfushor, saktësisht Miralem Pjaniqin e Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat