Drejtori sportiv i PSG-së, Leoanrdo, po planifikon të hidhet në sulm për Paul Pogba në janar.
Kontrata e mesfushorit të Manchester United skadon verën e ardhshme dhe lojtari do të jetë i lirë të nënshkruajë një para-kontratë me një klub tjetër nga 1 janari.
Real Madrid dhe Juventus kanë qenë në kontakt me menaxherin e Pogba, Raiola-n, gjatë verës. Megjithatë, Tuttosport ka shkruar se PSG është favorite për të siguruar shërbimet e kampionit të botës.
Pogba ka folur direkt me Leonardo-n dhe presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, këtë verë dhe është i hapur për një transferim në Paris.
Ideja që të luajë në një skuadër me Neymar, Leo Messi dhe Sergio Ramos është tërheqëse për Pogba.