Ish - presidenti i Interit, Massimo Moratti beson se Roma do të kërkojë titullin në këtë sezon, por mendon se Jose Mourinho nuk do ta pranojë këtë.
Ish-trajneri i “Nerazzurrëve”, i cili u largua nga “Giuseppe Meazza” pasi fitoi tripletën në edicionin 2009-10, është kthyer në Serie A me “Giallorossët”.
Roma ka fituar katër nga katër ndeshjet e para me Mourinhon në krye dhe Moratti beson se ish -trajneri i tij synon të fitojë titullin në Itali.
"Unë e ndjek kampionatin me një vëmendje të madhe," tha ai për “Radio Kiss Kiss”. “Mourinho ringjalli konkurrencën, ai filloi shumë mirë.”
“Serie A ka një ekip më shumë, Romën, e cila do të synojë Scudetton. Dikush si Mourinho nuk e synon vendin e tretë. Jose nuk do ta thotë kurrë, por ai është aty më këtë ide”, ka deklaruar Moratti.