Futbollistët e Kazakistanit dhe Ukrainës luajtën baras (2:2) në Nur-Sultan, në ndeshjen e katërt të kualifikueseve.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e dytë përmes Roman Yaremchuk, dhe rezultati u barazua 1:1 me golin e Ruslan Valiulin në minutën e 74 –të të ndeshjes.
Ukraina kaloi në epërsi në kohën shtesë (90+3’), kur Danylo Sikan ishte i saktë dhe Valiulin i solli një pikë Kazakistanit me golin e dytë të tij në këtë sfidën në minutën e 90+6.
Në tabelën e Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll, Ukraina është e dyta me katër pikë, nga katër ndeshje, ndërsa Kazakistani ka dy pikë nga tre ndeshje, dhe është në vendin e katërt.