Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll të enjten zhvillon ndeshjen e katërt kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Botërorë “Katar 2022”. Kundër reprezentacionit të Armenisë.
Njëri ndër futbollistët nga i cili pritet më shumë në reprezentacionin tonë padyshim se është Enis Bardhi. Edhe ai shprehet optimist për epilog pozitiv të ndeshjes.
“Është ndeshja e pare e jona me trajnerin e ri, por objektivat tona nuk ndryshojnë. Ne shkojmë lojë pas loje dhe tentojm të japim maksimumin dhe të tregojmë lojë me kualitet në fushë, kjo është e para dhe të japim maksimumin.
Rezultatet dhe gjërat e tjera duhet pak t’ja lëmë edhe kohës por që besoj që me këtë ekip që kemi nuk ka asnjë problem që të dalim në fushë dhe ta japim maksimumin”
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Armeni zhvillohet të enjten me fillim në orën 20:45 në Arenën Todor Proevski” në Shkup.