Holanda kthehet me një pikë të madhe nga Oslo, duke barazuar me rezultat 1:1 me Norvegjinë.
Në minutën e 20-të, Erling Haaland, një përbindësh, kalon në epërsi norvegjezët, me rezultat 1:0 ndaj ‘Tulipanëve’.
Davy Klaassen barazon rezultatin në minutën e 37-të, duke i siguar një pikë të madhe Holandës.
Holanda renditet në vend të 2-të me 7 pikë, ndërsa Turqia kryeson me 8 pikë, ndërsa Mali i Zi është në pozitën e tretë me 7, Norvegjia 7, Letonia 4 dhe Gjibraltari me 0 pikë.
Grupi G, është prej grupeve më interesante në kualifikueset për Kampionatin Botëror në futboll.