Cristiano Ronaldo është trim i ndeshjes. Ai shënoi dy gola në fund të ndeshjes, duke ia siguruar fitoren Portugalisë, me rezultat 2:1 ndaj Republikës së Irlandës.
Në minutën e 15-të, Cristiano Ronaldo dështon nga penalltia, ku portieri Bazunu u tregua i jashtëzakonshëm, duke e ndalur goditjen në këndin e poshtëm të djathtë.
Kur nuk shënon edhe pëson, në fund të pjesës së parë Egan kalon në epërsi irlandezët.
Në minutën e 89-të, Ronaldo barazon rezultatin. Pas pak (90+6') sërish Ronaldo dhe vendos fitoren me rezultat 2:1.
Portugalia kryeson me 10 pikë, pasojnë Serbia me 7, Luksemburgu 6, Irlanda 0 dhe Azerbajxhani 0 në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.