Përfaqësuesi i Kosovës dhe i kampionit të Kroacisë, GNK Dinamo nga Zagrebi, Lirim Kastrati, nënshkroi kontratë me FC Legia nga Varshava, e vlefshme deri në fund të sezonit 2024/2025, njofton faqja e klubit polak.
“22-vjeçari, 14 herë deri me tash ka veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës dhe ishte anëtari i kampionit aktual kroat GNK Dinamo. Sulmuesi i krahut u bashkua me ekipin e Zagrebit në shkurt të vitit 2020 dhe menjëherë u bë një figurë e rëndësishme, i cili ka luajtur 41 ndeshje në të gjitha garat.
Vlen të shtohet se lojtari gjithashtu u shfaq në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues, UEFA Champions League kundër Legia.
Lojtari nga Kosova më pas u shfaq në fushën e lojës në minutën e 64 -të të ndeshjes”, njofton më tej.
“Lirim Kastrati është një futbollist, i cili falë shpejtësisë dhe cilësive me intensitet të lartë, do të dinamizojë lojën e të gjithë ekipit tonë, si në fazën e sulmit ashtu edhe në atë të mbrojtjes.
Ky përforcim ishte i nevojshëm për konkurrencën efektive në fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe për luftën për titullin tjetër të kampionatit polak”, ka thënë Kucharski.
Lirim fitoi përvojë ndërkombëtare jo vetëm në nivelin e klubeve, por edhe në ekipin kombëtar, duke qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Shpresoj që ky lojtar të bëhet pjesë e rëndësishme e ofensivës dhe se spontaniteti i tij do të ndihmojë në krijimin e situatave të golave për lojtarët tanë të tjerë", - thotë drejtori sportiv i Legia Warszawa, Radosław Kucharsk.