Virusi korona po shkakton probleme tek Arsenali, pas infektimit të Granit Xhakës, deri me tash dhjetë lojtarë janë infektuar tek kjo skuadër me Covid 19!
Futbollisti Granit Xhaka është një nga dhjetë lojtarët e Arsenalit deri më tani që ka rezultuar pozitivë me virusin.
Që nga fillimi i sezonit, virusi korona ka shkaktuar shqetësimet të “Topçinjtë’.

Xhaka ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen me Manchester CItyn në javën që e lamë pas
Trajneri Mikel Arteta (39 vjeç) komenton situatën aktuale pas humbjes 2:0 në derbin e Londrës kundër Chelseas: "Që nga fillimi i sezonit, nëntë lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar me Covid 19", tha ai, ka shkruar media zvicerane “Blick”.
“Shumica prej tyre janë emra të njohur në ekip, ‘shumica e të infektuarve janë lojtarë të mëdhenj dhe me përvojë. Të Mërkurën, Kapiteni i Kombëtares Granit Xhaka (28) ishte rasti i dhjetë i Arsenalit’, shkruan më tej.

Pierre-Emerick Aubameyang
Para kësaj, Pierre-Emerick Aubameyang (32), Alexandre Lacazette (30) dhe Willian (33) të cilët munguan në filluan të sezonin kundër Brentfordit të promovuar. Pak para ndeshjes kundër Chelseas në ndeshjen e dytë, Ben White (23) gjithashtu rezultoi pozitiv.
Në veçanti, sulmuesi, ylli Aubameyang pati probleme të mëdha me virusin. Arteta ka thënë: “Kapiteni ynë me të vërtetë luftoi me Covid. Ai ishte i shtrirë në shtrat për një kohë shumë të gjatë. U desh shumë përpjekje që ai pastaj me u ul në stol kundër Chelseas”.

Pamje nga një ndeshje e Arsenalit
Trajneri Arteta është i habitur dhe mbetet enigmë se nga janë infektuar lojtarët e tij: “Nuk e di se nga vijnë shumë infeksione". Ka spekulime të ndryshme në lidhje me arsyet pse kaq shumë lojtarë të Arsenalit janë prekur nga virusi. Sipas raporteve të mediave, disa nga lojtarët thuhet se janë infektuar nga djali i Aubameyang gjatë një feste.

Alexandre Lacazette
Në verë, Arsenali u desh të anuloi turneun e tyre në SHBA për shkak të korona virusit. A ka tani edhe kërcënime për shtyrje të lojës në ligë?
Trajneri Arteta është "i befasuar" që nga ndeshja kundër Brentford e cila nuk u shty pas shpërthimit të sëmundjes (virusit) në ekipin e tij. Një vështrim në rregullat e Premier League për sezonin 2021/22 jep informacione. Aty shkruhet: "Miratimi për të shtyrë një lojë të ligës nuk do të jepet nëse klubi që bën kërkesën ka 14 ose më shumë lojtarë në listën e skuadrës".
Duhet theksuar se Xhaka mbrëmë mungoi në miqësore kundër Greqisë, duke tronditur zviceranët, pasi që tani është enmigmë se a do të jetë gati për Italinë në kuadër të Kupës së Botës, sfidë që luhet të dielën e fundjavës.