Interi zyrtarizon një tjetër sponsor në fanellë!
Objektivat e arritura: bilanci i merkatos, pagat e reduktuara, sponsorët e fanellave, të gjitha të kompletuara, duke e mbajtur ekipin konkurrues, pavarësisht largimeve të mëdha të Romelu Lukakut dhe Ashraf Hakimi.
Puna e rëndë verore e drejtuesve të Interit përfundon sot nga pikëpamja e marketingut me njoftimin e sponsorit të fanellë si “Digitalbits”, një partner i ri me të cilin klubi ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare me vlerë 85 milionë euro.
Një partneritet që, së bashku me ato të përcaktuara me sponsorin kryesor në fanellë, “Socios.com” dhe “Lenovo”, sjell shumën e përgjithshme të sponsorizimit të fanellës përtej 30 milionë eurove në sezon, të cilat ishte qëllimi i vendosur pas përfundimit të marrëdhënies me “Pirelli”, e cila zgjati 26 vite.