Shaqiri, trajner i ri i FC Schaffhausen

Futboll

Shaqiri, trajner i ri i FC Schaffhausen

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 12:22
Shaqiri, trajner i ri i FC Schaffhausen

Artim Shaqiri prej dje edhe zyrtarisht është trajner i ri i FC Schaffhausen (Challenge League-Liga e dytë) në Zvicër.

Lajmi është publikuar edhe në faqen e klubit zvicerian. Drejtues të klubit ishin në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Murat Jakin, i cili mori drejtimin e Kombëtares së Zvicrës, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

48-vjecari ka një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner.

Artim Shaqiri luajti në Vardar dhe në liga të ndryshme evropiane si: Halmstad BK (Suedi), TeBe Berlin, Gorica (Slloveni), Malatijaspor (Turqi), CSKA Sofija (Bullgari), u transferua në West Bromwich Albion. Nga Anglia Shaqiri kaloi në Aalborg (Danimarkë) dhe më pas në Vaduz (Lihtenshtejn) përmes Inter Turku (Finlandë). U kthye te Shkëndija, Besa Kavajë dhe Qarabag në Azerbajxhan. Ndërsa, si trajner punoi te Shkëndija e Tetovës, FK Kukësi dhe Flamurtari i Prishtinës.

Shaqiri ka zhvilluar 73 ndeshje për kombëtaren e Maqedonisë  dhe ka shënuar 15 gola.

Artim Shaqiri menjëherë do të jetë në dispozicion të FC Schaffhausen, por do të duhet të presë derisa t’i arrijë leja e punës.

FC Schaffhausen mirëpret ngrohtësisht Artimin dhe i uron suksese në shtëpinë e tij të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat