KF Besa ka qenë mjaftë aktive në afatin kalimtar të verës, duke afruar disa emra që kanë spikatur në futbollin vendor.
Por klubi nga Dobërdolli i Gostivarit mendon edhe për të ardhmen. Ditën e sotme, KF Besa ka zyrtarizuar trajnerin Ardian Imeri, i cili do të jetë i angazhuar në akademinë e klubit.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit me anë të një postimi në Facebook.
“KF Besa angazhon trajner për akademinë e klubit, e ky është Ardian Imeri trajner me shumë përvojë. Si trajner ka punuar në të gjitha kategoritë e fëmijëve si dhe ka udhëhequr edhe ekipin e parë ose të seniorëve të KF Drita në ligën e dytë”.