Skuadra e Barcelonës pas largimit të Lionel Messit dhe Antoan Grizmanit këtë verë, nuk po dëshiron të humbë edhe sulmuesin tjetër, Ousmane Dembele.
Sulmuesi mbetet i dëmtuar nga “Euro 2020”, por do të ketë një takim të kontratës të planifikuar këtë muaj. 24-vjeçarit do t’i ofrohet rinovimi i kontratës me Barcelonën këtë muaj.
Dembele është ende duke u shëruar nga dëmtimi i kyçit të këmbës që pësoi me Francën në qershor, por klubi i tij me sa duket është i ‘etur’ për t’u siguruar që ai të qëndrojë edhe për disa vite tek ekipi spanjoll.
Francezi tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën pasi atij i skadon kontrata në qershor të vitit 2022, dhe ‘blaugranët’ kësisoj nuk duan të humbasin futbollistin për t’u larguar me parametra zero.
Sulmuesit i është dhënë numri i 7 në fanellë për sezonin e ri, që është një indikator i qartë se ekipi spanjoll e dëshiron me çdo kusht qëndrimin e tij në klub.