Pas ndeshjeve të futbollit në arenën evropiane, tanimë kanë filluar edhe ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Sa i përket programit të sotëm të këtyre ndeshjeve kualifikuese, do të ketë disa takime interesante, njëra ndër to edhe ajo ndërmjet Gjeorgjisë dhe Kosovës.
“Dardanët” do ta zhvillojnë sot ndeshjen e parë të muajit shtator në udhëtim kundër Gjeorgjisë, ku të dy këto kombëtare gjenden në Grupin B me Suedinë dhe Spanjën.
Po ashtu, përveç ndeshjes së Kosovës, sot do të zhvillohet edhe ndeshja mes Kombëtares së Polonisë edhe asaj të Shqipërisë, ku “kuqezinjtë” janë mysafirë në stadiumin “National” të Varshavës.
Pesë grupe të këtij kompeticioni, (B,C,E,I,J) sot do të përfundojnë ndeshjet e para të muajit shtator.
Programi i plotë:
Grupi B
18:00 Gjeorgji – Kosovë
20:45 Suedi – Spanjë
Grupi C
20:45 Itali – Bullgari
20:45 Lituani – Irlandë Veriore
Grupi E
20:45 Çeki – Bjellorusi
20:45 Estoni – Belgjikë
Grupi I
20:45 Andorrë – San Marino
20:45 Hungari – Angli
20:45 Poloni – Shqipëri
Grupi J
20:45 Islanda – Rumania
20:45 Lihtenshtajni – Gjermania
20:45 Maqedonia Veriore – Armenia