Vincenzo Montella rikthehet në stol.
Pas gati dy vjetësh, që nga koha kur u largua nga Fiorentina, 47-vjeçari firmosi për dy sezone me turqit e Adana Demirspor, skuadër që në verë afroi edhe Mario Balotellin.
Gjithashtu në ekip trajneri rigjen edhe dy njohje të vjetra si Gokhan Inler e Lucas Castro. Montella që gjatë karrierës së tij ka stërvitur ekipe si Roma,
Catania, Fiorentina, Sampdoria, Milan e Sevilla, merr drejtimin e Adana Demirspor, që momntalisht renditet në vendin e 15 me vetëm dy pikë pas tre javëve kampionat.