Fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, po e bën gati fushën e futbollit për sfidat e mëdha kampionale.
“Fusha e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë po merr pamje të re dhe evropiane.
Gjithçka gati për ditën e shtunë kur do bëhet mbjellja e barit natyral nga ekspertët e kompanisë Iren limited sirketi.
Sot u bë edhe testimi i sistemit të ujitjes i cili po funksionon në mënyrë perfektë”, njofton KF Llapi.