Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, uron djelmoshat e Kombëtares tonë, që sot të dalin me rezultat pozitiv si mysafirë në përballje me Gjeorgjinë.
“Ju prift e mbara Zoti ju ndihmoftë Forca Kosova”, ka shkruar Berisha.
Kosova sot ballafaqohet në orën 18.00 me Gjeorgjinë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Është sfidë shumë e vështirë për Kosovën, e cila do të paraqitet edhe pa Milot Rashicën.