Ish-futbollisti i ekipit kombëtar të Kosovës, Anel Rashkaj e ka një porosi për futbollistët aktualë “Dardanë”.
Mesfushori kualitativ e ka bërë një postim para ndeshjes së sontme të Verdhekaltërve ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Rashkaj ka kërkuar nga ish-bashkëlojtarët e tij që kur të zbresin në fushë, të bëhen luftëtarë në betejë.
Krahas Gjeorgjisë, Kosova do të luajë me Greqinë më 5 dhe me Spanjën më 8 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Verdhekaltrit janë ende në kërkim të pikëve të para në eliminatoret e Botërorit.
“Dardanët” sonte do të jenë të hendikepuar pa lojtarët e rëndësishëm si Milot Rashica, Bersant Celina, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Anel Rashkajt para ndeshjes së sontme, e cila do të fillojë në orën 18:00.