Ish-sulmuesi i Francës, Nikolas Anelka, ka folur për arsyet pse Franca nuk ka arritur të fitojë Euro 2020, e eliminuar në 1/8-at e finaleve.
“Problemi i madh për Francën ka qenë se lojtarët ishin të përqendruar që të ndihmonin Karim Benzema të shënonte. Nuk është faji i Karim ose i lojtarëve, por kjo mënyrë loje ka përjashtuar zgjidhjet e tjera taktike”, ka thënë Anelka.
“Mendoj se nuk ka qenë momenti i duhur për të grumbulluar Benzema në kombëtare para Europianit.
Skuadra duhej të mësohej me lëvizjet e tij para kampionatit në mënyrë që futbollistë të tjerë të mësoheshin me lojën e tij”, ka përfunduar ish-sulmuesi për RMC Sport.