Nisja në mënyrë fantastike e sezonit me Milanin e sulmuesit Olivier Zhiru ka pësuar një pengesë jo pak të vogël, teksa ditën e sotme është njoftuar se Zhiru është infektuar me Covid-19.
Lajmin e dha vetë Milani me anë të një postimi në rrjete sociale duke thënë ndër të tjera se sulmuesi francez është izoluar totalisht nga pjesa tjetër e skuadrës.
“AC Milan njofton se sot Olivier Zhiru rezultoi pozitiv pas një testeve të kryera ditën e sotme. Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim. Është specifikuar se Olivier nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër e skuadrës që nga ndeshja e javës së kaluar kundër Kaljarit”, shkruhet në deklaratën e Milanit.
Zhiru nuk u grumbullua nga trajneri Deshmap për sfidat eliminatore të shtatorit dhe tanimë I duhet të qëndrojë në shtëpi i izoluar. Megjithatë ky nuk është një lajm i keq për Piolin, pasi 35-vjeçari do të riaftësohet deri në momentin që të mbarojë grumbullimi i kombëtareve duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit.
Gjithashtu Pioli ka gjetur dhe sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç që ka lënë pas dëmtimin në gju që pësoi në maj të këtij viti.